Biden letër shqiptarëve: Kurrë s’kam qenë kaq optimist për të ardhmen, do të shpëtojmë planetin!

27/11/2020 - 15:49

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar një letër shoqatës kosovare “Miqtë e Amerikës”, me rastin e Ditës së Falënderimeve (Thanksgiving Day), që u festua një ditë më parë në SHBA.

Letra është publikuar nga kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, në të cilën Biden shprehet se dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën, për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

LETRA E PLOTË

Agim,

Dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.

Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani.

Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan.

Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën.

Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.

Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin.

Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin.

Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falenderim të Gëzuar.

Zoti ju bekoftë.

Joe Biden

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump do të fillojë në javën e dytë të Shkurtit, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer të prem

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten urdhra të rinj ekzekutivë për të ofruar ndihma për problemet ekonomike të shkaktuara nga pandem

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koron

BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor.

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim në kushte të rënduar

Dorëzimet fillestare të vaksinës AstraZeneca në BE do të jenë më pak se sa ishte përcaktuar për shkak të një problemi teknik të prodhimit

Mijëra doza të vaksinës të Modernës kundër COVID-19,  u shkatërruan pasi një pastrues në Boston hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferi

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit që është evidentuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës se COVID-19 me

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-p