Presidenti amerikan Joe Biden ka shfuqizuar urdhrin ekzekutiv të paraardhësit të tij Donald Trump, që ndalonte aplikacionet TikTok dhe WeChat në Shtetet e Bashkuara.

Kjo ndalesë është përcjellë me një mori sfidash ligjore dhe asnjëherë nuk është zbatuar.

Tani Departamenti amerikan për Tregti, do të rishikojë aplikacionet e dizajnuara dhe të zhvilluara nga ata që “përfshihen në listën e kundërshtarëve të huaj” të SHBA-së, siç është Kina.

Tashmë për çdo ndalim të aplikacionit do duhet të ketë prova dhe të dokumentohet se po cenohet siguria kombëtare e SHBA.

Urdhri i Trump nuk lejonte shkarkimin e TikTok në SHBA, pasi sipas ish-Presidentit ishte një kërcënim për sigurinë kombëtare. Por ky vendim u përballë me një sërë sfidash ligjore dhe asnjëherë nuk mori fuqi.

Ndërkohë lidhur me këtë vendim të Presidentit Joe Biden, kompania kineze TikTok nuk ka bërë asnjë koment.