Një 38-vjeçar humbi tragjikisht jetën pasi ra nga një automjet në lëvizje, në një prej autostradave më të ngarkuara në Florida, SHBA.

Sipas zyrtarëve të policisë, Justin Hamilton udhëtonte në Interstate 75, kur pasagjeri, Brandon Inman që ndodhej me të në mjet, lëvizi nga sedilja e ku ndodhej i ulur për në pjesën e pasme të kamionit, në përpjekje për të kyçur mirë një derë.

Autoritetet thonë se Inman, humbi ekuilibrin dhe ra në rrugë, duke humbur tragjikisht jetën. Si pasojë e këtij aksidenti autostrada qëndroi e mbyllur për disa orë.