Reshje të mëdha bore u regjistruan në fundjavë në alpet e Austrisë, ndërsa pritet të vazhdojnë edhe këtë të hënë.

Bora e parë ra në akullnajën Stubai në Tirolin austriak, ndërsa reshjet u intensifikuan gjatë fundjavës, duke bërë që të mbulohen shumë zona të skive.

Ndërsa në Italinë fqinje, borë ka rënë në Livigno, në veri të vendit.

Reshjet e botës janë një dukuri e zakonshme në fund të verës në lartësi të mëdha të maleve në Alpe, me reshje deri mbi një metër, të regjistruar në disa akullnaja vitin e kaluar.