Është thelluar në mbi 140 bilanci i të vdekurve nga lëkundjet e forta të tërmetit që tronditi Indonezinë të dielën. Autoritetet thanë se mes viktimave ka edhe shumë fëmijë. Me qindra është edhe numri i të plagosurve.

Tërmeti me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi kryesisht ishullin Lombok në lindje të Balit, aty ku u regjistrua edhe epiqendra. Qindra persona ndodhen ende nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Lëkundjet krijuan një situatë kaotike ku njerëz të terrorizuar vërshuan në rrugë. Pamjet tregojnë se në një prej xhamive lutja nuk është ndalur pavarësisht lëkundjeve.

Energjia elektrike u ndërpre në shumë zona. Mbi 20 mijë është numri i të evakuuarve. Autoritetet paralajmëruar për një cunami për më pas e tërhoqën alarmin.