Një tërmet i fuqishëm ka goditur Meksikën qendrore, duke vrarë mbi 200 vetë dhe duke rrëzuar dhjetëra ndërtesa në kryeqytet, Mexico City.

Presidenti Enrique Peña Nieto tha se më shumë se 20 fëmijë kishin vdekur dhe 30 ishin zhdukur pasi një shkollë u rrëzua.

Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha në shtetet fqinje.

Tërmeti goditi vendin vetëm pak orë pasi shumë njerëz morën pjesë në përgatitjet anembanë kombit për të shënuar përvjetorin e një tjetër tërmeti shkatërrimtar që shkaktoi mijëra të vdekur në Mexico City 32 vjet më parë, në 1985-n.

Vendi është i prirur për tërmetet pasi dhe më parë gjatë muajit shtator, një tjetër lëkundje sizmike me magnitudë 8.1 ballë në jug, la të paktën 90 të vdekur.

Epiqendra e tërmetit të fundit ishte afër Atencingo-s në Puebla, rreth 120 km nga Mexico City, me një thellësi prej 51 km, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Numri i të vdekurve u konfirmua në “Twitter” nga koordinatori kombëtar i vendit për mbrojtjen civile:

Shteti Morelos: 71 të vdekur

Shteti Puebla: 43 të vdekur

Mexico City: 86 të vdekur

Shteti i Meksikës: 12 të vdekur

Guerrero: 3 të vdekur

Oaxaca: 1

Pritet që bilanci i viktimave të rritet gjatë orëve në vijim, raporton “BBC”.

S.L.