Bilanci/ 5 milionë e 700 mijë të infektuar, mbi 357 mijë të vdekur nga Covid-19

28/05/2020 - 09:05

Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhon të rritet, por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e infektimeve tashmë po shfaqet në vendet e lindjes dhe Amerikën Latine.

Së fundmi raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 5 milionë e 792 mijë e 989, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 357 mijë e 480. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 2 milionë e 499 mijë e 151 pacientë të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 745 mijë e 803 të infektuar dhe 102 mijë e 107 të vdekur nga Covid-19. Brazili renditet në vendin e dytë. Brazili ka 414 mijë e 661 raste dhe 25 mijë e 697 të vdekur. Rusia renditet e treta me 370 mijë e 680 raste, por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 3 mijë e 968 të vdekur nga Covid-19. Spanja renditet e katërta ku në total ka 283 mijë e 849 raste dhe 27 mijë e 118 të vdekur.

Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar e cila raporton për 267 mijë e 240 raste dhe 37 mijë e 460 të vdekur. Në vendin e gjashtë renditet Italia me 231 mijë e 139 raste dhe 33 mijë e 072 të vdekur. Franca renditet pas Italisë me 182 mijë e 913 raste dhe 28 mijë e 596 të vdekur nga Covid-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Mendoj se kam bërë një gabim. Mendoja se ishte një shaka, por nuk qenka kështu”.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i ka kërkuar qeverisë aktuale dhe prokurorit të përgjithshëm që të dorëhiqen.

Virusi është ende mes nesh, të mos ulim vigjilencën, thotë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

"Nëse do të kisha folur për këtë në Kinë, ata do të më kishin burgosur ose ndoshta më keq.", tha Dr Li-Meng Yan, e cila u arrati

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se pandemia e koronavirusit mund të mposhtet vetëm përmes bashkëpunimit global dhe theksoi pje

Vijon trendi në ulje i numrit të viktimave dhe rasteve të reja në Itali si pasojë e virusit Covid-19.

Shifrat e koronaviruit në botë vijojnë të rriten me ritme në larta sidomos në SHBA dhe në Amrikën Latine.

Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normaliz

Në të gjithë botën, vendet kanë filluar të dalin nga bllokimi i COVID-19.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte e gjykoi të mundur që gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe q