Bilanci botëror i koronavirusit: mbi 423 mijë të infektuar dhe afro 19 mijë viktima

25/03/2020 - 08:49

423,724 të infektuar dhe 18,925 viktima është bilanci aktual i Covid-19, në mbarë botën.

Aktualisht situata paraqitet problematike në Itali, Spanjë dhe SHBA. Vendi më i goditur në Evropë, Italia numëron 69,176 të prekur dhe 6,820 viktima, ndërkohë që shifrat kanë ndryshuar me ritme të frikshme edhe në Spanjë. Konkretisht 42,058 infektime dhe 2,991 të vdekur.

Po kështu, SHBA ka 54,916 raste dhe 784 të pajetë. Ndërkohë në Iran, 24,811 raste dhe 1,934 viktima si dhe në Francë 22,304 raste dhe 1,100 viktima.

Listës së gjatë të vendeve nën izolim, së fundmi i është bashkuar edhe India, e cila ka shpallur izolimin për 21 ditë duke nisur nga orët e para të së mërkuës.

Nga ana tjetër, Rumania ka shpallur karantinim total. Shteti në fjalë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme më 16 mars, mirëpo numri i rasteve ka vazhduar të rritet ndjeshëm, meqë njerëzit kanë injoruar rekomandimet e qeverisë për të qëndruar brenda. Numri i infektimeve është 794, ndërsa i të vdekurve ka shkuar në 12.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vaksina kundër koronavirusit ka kaluar me sukses testimin e parë tek kafshët.

14 personat e parë që vdiqën në vijat e frontit kundër Covid-19 në Hubei, u nderuan zyrtarisht me titullin “dëshmor”.

Numri i vdekjeve të koronavirusit në spitalet e Francës ka arritur në 4,503, një rritje prej 471 rastesh në 24 orë, por një shifër pak më

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur rekord sa i përket numrit të viktimave brenda 24 orëve nga koronavirusi.

Janë shtuar akoma më tej personat e infektuar me koronavirus në mbarë botën. Në të gjithë globin, deri tani numërohen afërsisht 1 milionë

569 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjev

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandem

British Airways njofton se do të pezullojë nga puna 36 mijë punëtorë duke filluar nga pilotët deri te personeli ndihmës. Sipas kompanisë,

Spanja ka shënuar një tjetër rekord negativ përsa i përket numrit të viktimave që kanë humbur jetën brenda një dite.

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka urdhëruar policinë dhe ushtrinë që të vrasë të gjithë personat që krijojnë shqetësime dhe thye