174 infektime të reja dhe vetëm 22 vdekje. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Itali lidhur me koronavirusin.

Sipas asaj që raporton Mbrojtja Civile Italiane, nga 174 raste, 97 janë vetëm në Lombardi, rajonin më të goditur nga pandemia, i cili numëron edhe 13 nga 22 vdekjet e sotme.

Kujtojmë se një ditë më parë Italia regjistroi vetëm 8 vdekje.  Me shifrat e sotme, numri total i të prekurve në Itali arrin në 240,310 persona, ndërsa ai i viktimave në 34,738.