Bill Gates bën premtimin e madh për vaksinën e koronavirusit

28/05/2020 - 15:28

Fondacioni i miliarderit Bill Gates premtoi se do të përqendrohet me të gjitha burimet e tij në luftimin e koronavirusit, sipas Financial Times.

Filantropi dhe themeluesi i Microsoft Corporation tha se fondacioni Bill & Melinda Gates, me një dhurim më të madh se 40 miliardë dollarë, do t’i kushtojë “vëmendje totale” pandemisë që ka vrarë më shumë se 350,000 njerëz dhe ka dëmtuar ekonominë në të gjithë botën.

“Do të keni ekonomi me nivele të ulëta të aktivitetit për vite me radhë”, tha Gates.

“Nëse gjithçka shkon mirë siç e kemi menduar, ne do të kishim në prodhim në shkallë të gjerë brenda një viti vaksinën kundër koronavirusit”, tha Gates në CNN.

Pandemia mund t’i kushtojë ekonomisë globale “dhjetëra triliona dollarë”, tha ai në intervistë. Fondacioni ka kontribuar 250 milionë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Gates gjithashtu ka mbrojtur Organizatën Botërore të Shëndetit kundër akuzave të presidentit amerikan Donald Trump.

“OBSH është shumë, shumë e rëndësishme dhe në të vërtetë duhet të marrë mbështetje shtesë për të kryer rolin e tyre gjatë kësaj epidemie”, tha Gates.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Mendoj se kam bërë një gabim. Mendoja se ishte një shaka, por nuk qenka kështu”.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i ka kërkuar qeverisë aktuale dhe prokurorit të përgjithshëm që të dorëhiqen.

Virusi është ende mes nesh, të mos ulim vigjilencën, thotë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

"Nëse do të kisha folur për këtë në Kinë, ata do të më kishin burgosur ose ndoshta më keq.", tha Dr Li-Meng Yan, e cila u arrati

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se pandemia e koronavirusit mund të mposhtet vetëm përmes bashkëpunimit global dhe theksoi pje

Vijon trendi në ulje i numrit të viktimave dhe rasteve të reja në Itali si pasojë e virusit Covid-19.

Shifrat e koronaviruit në botë vijojnë të rriten me ritme në larta sidomos në SHBA dhe në Amrikën Latine.

Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normaliz

Në të gjithë botën, vendet kanë filluar të dalin nga bllokimi i COVID-19.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte e gjykoi të mundur që gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe q