Bill Gates optimist, tregon kur do të përfundojë pandemia e koronavirusit

07/08/2020 - 07:36

Bill Gates thotë se përmes inovacionit në diagnostikim, terapi dhe vaksinim, bota do të ketë dalë përfundimisht nga gjendja e pandemisë deri në fund të vitit 2021.

“Fundi (i pandemisë) vjen kur midis infeksionit natyror dhe vaksinës kemi imunitetin e tufës,” tha ai në një intervistë për Bloomberg.

Sipas Gates, “vaksina fillestare mund të mos jetë efektive” kështu që nuk do të ishte plan i mirë nëse mendojmë se me vaksinën ka mbaruar gjithçka.

I pyetur në lidhje me debatin se shtetet e fuqishme si SHBA do të kenë më shumë qasje, themeluesi i Microsoft u shpreh se i ka këshilluar ligjvënësit amerikanë që të përgatisin një fond prej 8 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet e varfra dhe ato me ekonomi mesatare.

Gates tha që ai është optimist se shumë terapi në zhvillim mbi trajtimin e virusit mund të ndihmojnë në uljen e shkallës së vdekshmërisë.

Në fund të korrikut, në një intervistë për CNBC, Gates shprehu pakënaqësitë në lidhje me kryerjen e testimeve për Covid-19, të cilat sipas tij lënë për të dëshiruar. Disa ditë më parë, ai reagoi mbi teoritë konspirative që e akuzojnë se ka shpikur coronavirusin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tërmet me fuqi prej 5,2 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur Iranin.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se braktisja e përpjekjeve për të kontrol

Kompania britanike farmaceutike Boots ka bërë të ditur se planifikon që gjatë javëve të ardhshme në lokalet e saj të ofrojnë test 12-minu

Milano, Torino, Napoli dhe Trieste janë përfshirë nga

Vijon të përshkallëzohen tensionet mes Turqisë dhe Europës.

Kryetarja e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi, deklaroi në një intervistë në mediat italiane se grupet e krimit të organizuar në kryeqyte

Belgjika është një nga shtetet europiane që po vuan më së shumti pandeminë e COVID-19 teksa sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit

Australia njoftoi të hënën se qyteti i saj i dytë më i madh, Melburni, do të dalë nga izolimi për shkak të koronavirusit, pas gati katër

Turqia anuloi pasditen e së hënës ,vetëm për datën 28 tetor ,festën kombëtare të Greqisë, Navtex-in e saj për stërvitje ushtarake të shpa

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë kryer 124686 testime për koronavirus nga të cilët 170