Bill Gates: Virusi përfundon në vitin 2022, na pret një vjeshtë e vështirë

15/09/2020 - 22:09

Bill Gates flet për Covid dhe Amerikën, por jo vetëm kaq. “Është për të ardhur keq që shumë deklarata të presidentit Trump e kanë konsideruar vaksinën kundër Covid si një çështje politike”, ka thënë Gates për “La Stampa”.

Ai e cilëson si katastrofale përgjigjen e SHBA ndaj vaksinës dhe paralajmëron që vjeshta do të jetë kërcënuese për të na risjellë dramat e pranverës, nëse nuk do të kryhen ndërhyrjet e duhura.

Megjithatë, ai është optimist në lidhje me vaksinat duke parashikuar se të paktën tre prej tyre do të autorizohen brenda fundit të vitit, ndonëse për të parë fundin e virusit duhet të presim vitin 2022.

“Për fat të keq këtë vit do të flasim për pengesa të ngritura nga pandemia. Impakti në shëndet është një hap që na çon 25 vite pas, ndërsa varfëria ekstreme është rritur me 7%. Duhet ta ndalojmë virusin, por na duhet bashkëpunim global. Të punojmë së bashku për  të krijuar vaksinën, për ta prodhuar dhe shpërndarë atë. Aksesi do të bëjë diferencën. Sipas studimeve nga Northeastern University, nëse dy miliardë dozat e para do të shkojnë vetëm për vendet e pasura do të kemi dyfishin e të vdekurve”, tha Gates i cili shprehet pesimist për vjeshtën në hemisferën veriore. “Nëse nuk do të merren masa numri i të vdekurve, edhe në SHBA do të kthehet në nivelet e pranverës. Lajmi i mirë është që kemi disa vaksina premtuese që mund të marrin autorizimin në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Disa mendojnë edhe përpara nëntorit, por kjo nuk mendoj se është e mundur”, ka thënë Gates duke u shprehur se vaksina e parë që do të krijohet mund të mos jetë definitive dhe se do të duhet punë sekondare mbi të.

“Fondacioni Gates është fokusuar në ato që mund të jenë produkte në shkallë të gjerë dhe me një kosto bazike mes 2 apo 3 dollarëve. Këtu përfshihen vaksinat e kompanive, AstraZeneca Oxford, Novavax, Johnson & Johnson dhe Sanofi. Do të punojmë me prodhuesit në vendet në zhvillim, si për shembull “Serum Institute” në India. Nëse do të jenë efikase, edhe një nivel vaksinimi prej 60% do të ndalonte përhapjen eksponenciale të sëmundjes. Vitin e ardhshëm do të ulim numrin e të vdekurve  dhe në vitin 2022 pandemia do të mbarojë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 24 orët e fundit Italia ka raportuar 1,494 raste të reja me koronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Bashkimi Evropian dhe Britania thanë se një marrëveshje pas Brexit-it është ende larg ndërkaq mosmarrëveshjet vazhduan të hënën derisa kj

Të hënën, mjekët turq i bënë gjilpërën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) një punonjësi shëndetësor.

Pandemia e koronavirusit vazhdon përhapjen nëpër botë, ku prej saj regjistrohen gati 1 milionë vdekje e më shumë se 33 milionë infektime.

Britania e Madhe prej javësh po përballet me shtim të rasteve të COVID-19 dhe qeveria ka marrë masa për kufizimin e virusit. BBC shkruan 

Vala e stuhive dhe shiut të rrëmbyeshëm vazhdojnë të godasin Italinë për disa ditë radhazi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka vizituar kundërshtarin e Vladimir Putin, Aleksey Navalny gjatë kohës që ky i fundit ishte në spital

Policia në Bjellorusi arrestoi qindra vetë dhe përdori gazin lotsjellës dhe granatat e tymit në protestsat e së dielës kundër regjimit të

Një kompani australiane thotë se po teston një spraj për hundën, që sipas saj, redukton rrezikun e prekjes nga koronavirusi Covid-19.

Një masakër në një lokal shkaktoi 11 persona të vdekur të dielën, thanë autoritetet meksikane, ndërsa vendi lufton me një normë rekord të