Bisedime të intensifikuara për ndryshimet klimatike, vazhdojnë përçarjet mes shteteve

15/12/2019 - 08:41

Bisedimet për ndryshimet klimatike në Kombet e Bashkuara që po mbahen në Madrid, janë bllokuar të shtunën pa arritjen e ndonjë marrëveshjeje.

Ministrja e Ambientit të Kilit, Carolina Schmidt, që është mikpritëse e e bisedimeve dyjavore në Madrid, ka bërë thirrje ndaj përfaqësuesve të rreth 200 shteteve që të pajtohen me marrëveshjen e propozuar. “Ne duhet t’ia dëshmojmë botës përpjekjet tona”, tha ajo.

Por, grupet ambientaliste kanë shprehur pakënaqësi nga propozimet e dhëna, duke theksuar se ato rrezikojnë mosrealizimin e përkushtimit sipas marrëveshjes së vitit 2015 në Paris.

“Unë kam marrë pjesë në negociatat për ndryshimet klimatike që nga fillimi i tyre më 1991, por nuk kam parë kurrë shpërputhje totale si këtu në Madrid, duke u bazuar në atë çfarë kërkohet me shkencë dhe asaj se çfarë po bëjnë negociatorët”, tha Alden Meyer, zyrtar i politikbërjes në Bashkimin e Shkencëtarëve që merren me këtë çështje.

Meyer theksoi se ky propozim nuk reflekton në parlajmërimet urgjente nga shkencëtarët se emetimet e gazit duhet të bijnë dukshëm dhe se shpejti, për të arritur mbajtjen e ngrohjes globale në 1.5 gradë celcius deri në fund të shekullit.

“Planeti po përfshihet nga zjarri dhe dritarja jonë që na mundëson të ikim po bëhet vështirë e arritshme për shkak të vonesave në ndërmarrje të masave”, tha Meyer. Pakënaqësitë për ndryshimet klimatike kanë rezultuar me protesta të shumta nëpër botë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Infeksionet nga koronavirusi në Itali vazhdojnë të rriten. Në 24 orët e fundit ka pasur 552 raste të reja, krahasuar me 402 ditën e djesh

Shkencëtarët në Londër që kanë prodhuar një vaksinë sintetike me dozë të ulët për COVID-19, po e zgjerojnë testimin e saj tek më shumë vu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku një avion me 191 pasagjerë në bord që fluturonte nga Dubai drejt Kozhikode në Indi është përpla

Presidenti i Libanit, Michel Aoun tha se hetimet rreth shpërthimit të depove në Bejrut nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse është shkaktu

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të marrë nën kontroll Libanin pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejr

Demonstrata të dhunshme anti qeveritare kanë nisur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, pas shpërthimit vdekjeprurës në portin e kryeqytetit

Gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone po insistojnë që njerëzit të mbajnë maska jo vetëm në mjedise të mbyllura, por edhe jashtë.

Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e lëshuara për të “mos udhëtuar” në rang botëror, masë kjo që u morr në muajin

Bill Gates thotë se përmes inovacionit në diagnostikim, terapi dhe vaksinim, bota do të ketë dalë përfundimisht nga gjendja e pandemisë d