Një shpërthim është regjistruar gjatë natës në selinë e partisë ‘Lega Nord’ Ala të Trentinos jugore, partinë që drejtohet nga ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, ku pati vetëm dëme materiale.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe zv.kryeministri italian Salvini, i cili theksoi se pas ngjarjes fshihet një grup anarkistësh.

“Ata që vunë bombën ishin anarkistë. Jam krenar për policinë dhe për militantët tonë të jashtëzakonshëm që kanë pastruar çdo gjë tanimë. Disa individë duan që të reagojnë me dhunë, por kjo nuk do të ndalojë buzëqeshjen tonë. Pasditen e sotme unë do të jem në Trentino Alto Adige për të përqafuar të gjithë të pranishmit”, tha Salvini.

Aktualisht policia është në ndjekje të dy personave, që tashmë janë identifikuar.