Boris Johnson letër çdo qytetari britanik: Gjendja do të përkeqësohet, do të marrim masa më shtrënguese

29/03/2020 - 15:04

Kryeministri britanik Boris Johnson ka dërguar një letër në shtëpinë e çdo qytetari të Mbretërisë së Bashkuar.

Në letër shkruhet se gjendja do të përkeqësohet, ndërsa theksohet se masat do të shtrëngohen.

Britanikët gjithashtu do të marrin një broshurë që detajon rregullat e qeverisë për të lënë shtëpinë dhe informacionin shëndetësor.

Në letrën që u dërgohej 30 milionë familjeve me një kosto të parashikuar prej 5.8 milionë paund, Johnson shkruan:

"Që nga fillimi, ne kemi kërkuar të vendosim masat e duhura në kohën e duhur.

Ne nuk do të hezitojmë të shkojmë më tej nëse kjo është ajo që na thotë këshilla shkencore dhe mjekësore që duhet të bëjmë."

Kryeministri britanik aktualisht ndodhet i karantinuar në shtëpinë e tij, pasi ka rezultuar pozitiv në analizën e COVID-19, por është në gjendje të mirë shëndetësore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 24 orët e fundit numri i viktimave me koronavirus në Itali ka pësuar ulje, ku janë shënuar 75 të vdekur si dhe 355 të infektuar më shu

Numri i rasteve të prekura me koronavirus në gjithë botën e ka tejkaluar shifrën 6 milionë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkin

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të shqyrtojnë sërish vendimin për ndërprerje të bashkëpunimit me Organizatën

Kryeministri rumun, Ludovic Orban është gjobitur 600$ për duhanpirje në ambient të mbyllur dhe mbajtje të takimit në ndërtesën e qeverisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do të shtyjë deri në shtator Samitin G7 që ishte planifikuar të mbahej në qershor

Nëse jetoni në një vend të pasur dhe doni një shembull të tregtisë dhe bashkëpunimit global, mjafton t’i hidhni një sy pjatës suaj të dar

Nipi i Mbretit të Belgjikës, Filipes, Princi Joakim ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, pasi ka marrë pjesë në një festë në S

Agjencia hapësinore e SHBA, Nasa ka kryer pak më parë lëshimin historik të mjë mjeti hapësinor privat, që transporton astronautët e saj d

Protestuesit janë përplasur me forcat e sigurisë në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd

Italia regjistroi në 24 orët e fundit 111 viktima dhe 416 raste pozitive me Covid-19.