Boshatiset “qyteti ku lindi vdekja”

24/01/2020 - 11:59

Qyteti i Wuhan të enjten në mëngjes dukej i çuditshëm. Kafenetë dhe restorantet të mbyllura. Në transportin urban, në aeroport dhe stacionet e trenit, nuk është askush.

Në prag të festimit të Vitit të Ri Kinez, Wuhan duket një qytet tmerrit dhe i përjashtuar plotësisht nga bota e jashtme. Viti i ri duket se kishte rezervuar një surprizë shumë të keqe, e cila deri më tani u ka marrë jetën 25 personave dhe ka infektuar qindra të tjerë.

Wuhan ishte vatra ku u shfaq për herë të parë virusi vdekjeprurës i quajtur koronavirus, i cili u përhap më pas në qytete të tjera të Kinës por edhe në disa shtete. Ky virus ka terrorizuar udhëheqjen politike të Pekinit. Aty, në krye të qeverisë, ata ende kujtojnë krizën e virusit SARS, vite më parë që u mori jetën qindra personave në Kinë dhe Hong Kong.

Këtë herë Pekini reagoi plotësisht ndryshe. U mbyll menjëherë aeroporti… Po ashtu u bë e qartë se nuk do të kishte asnjë festim për fundvit në këtë qytet.

Mediat shtetërore këshillojnë qytetarët të mos lëvizin në prag të Vitit të Ri. Lëvizja masive e qindra miliona njerëzve ishte pritshmëria e këtij viti për festa, por me rrezikun e përhapur të virusit, kjo do të ishte thjesht një “bombë me hidrogjen”.

Në qytetin thuajse të boshatisur plotësisht, shoferët e taksistëve kanë trefishuar tarifat. Nga ana tjetër, shihen punonjësit e qytetit të cilët dizifektojnë trotuaret pranë stacionit të trenit.

Mbrëmjen e së enjtes u bë e ditur se si rastet e infeksionit të koronavirusit u rritën në mënyrë dramatike. Përhapjet e para u zbuluan edhe në Evropë. Dy qytetarë janë duke u mjekuar në në Skoci. Përhapjet po ashtu nuk kursyen as Vietnamin.

Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ngritën nivelin e gatishmërisë për udhëtime për shkak të epidemisë, duke rekomanduar që qytetarët të shmangin çdo udhëtim në Kinë. Numri i të prekurve nga virusi ka arritur në 634, sipas televizionit shtetëror kinez.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Virusi Korona është tema numër një në bisedat në Gjermani. Ekspertët paralajmërojnë të mos kalohet në panik, shkruan Deutsche Welle.

Regjistrohet rasti i parë i një italiani të prekur me koronavirus në Lazio.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e rriti të premten kërcënimin nga koronavirusi i ri në nivelin më të lartë. Shefi i OBSH-së, Te

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një stacion të madh treni në Paris, ku policia raporton “incidente të papranueshme” përpara një koncert

Në SHBA, ligjvënësit po punojnë për një marrëveshje dypartiake që do të siguronte miliarda dollarë fonde emergjence për të frenuar përhap

Në shumë vende të botës, vazhdojnë raportimet për raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, ndërsa bota po përgatitet për nj

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e 4 personave të tjerë në Itali duke e çuar në 21 numrin total të viktimave, ndërkohë që sipas të dhëna

Koronavirusi ka vrarë britanikun e parë.

Një qen i rracës Pomeranian ka rezultuar i prekur nga koronavirusi pasi dy pronarët e tij në Hong Kong u konfirmuan mbartës të Covid-19.

Shënohet rasti i parë i infektuar me koronavirus në Nigeri.