Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Bota në krizë, eksportet në Kinë rriten me 60.6%

07/03/2021 - 17:09

Teksa e gjithë bota ka presuar dëme të mëdha ekonomike për shkak të pandemisë COVID-19, Kina, vendi ku u konfirmuan raste e para, duket se po regjistron një rritje të madhe ekonomike.

Në periudhën janar-shkurt, Kina regjistroi një sufiçit tregtar prej 103.25 miliardë dollarë , duke u rikthyer nga deficiti 7.09 miliardë i dy muajve të parë të vitit 2020, në mes të krizës së COVID-19.

Eksportet u rritën për të tetin muaj me radhë me 60.6% në vit më shumë se ç’pritej me përmirësimin e kërkesës globale dhe duke hedhur poshtë parashikimet e analistëve, ndërsa importet u rritën për të pestin muaj radhazi me 22.2%.

Rritja e eksporteve, sipas asaj që u deklaroi dogana kineze, është më e madhja në mbi dy dekada, e drejtuar nga produktet elektronike që lidhen me punën inteligjente (+ 54,1%) dhe produktet tekstile-mjekësore (+ 50,2%) në kontrast me pandeminë e koronavirusit të ri, siç janë maskat. Të dhënat e fundit doganore janë në kontrast të plotë me rënien e vitit të kaluar me rreth 17% në eksporte dhe 4% në importe. Në dy muajt e parë të 2021, tregtia u rrit në përgjithësi me 32.2% në vit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e

Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 476 qytetarë si pasojë e koronavirusit.

Agjencitë shëndetësore të SHBA rekomanduan të martën ndërprerjen e përkohshme të përdorimit të vaksinës me një dozë të vetme Johnson &amp

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e

Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fi

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 9.789 persona të infektuar, shumë më pak krahasuar me një ditë më parë, ku vendi regji

Efektet e pandemisë së virusit Corona i kanë goditur gratë në mënyrë joproporcionale, sipas një raporti kthjellues të Amnesty Internation

Shifra të larta infektimesh janë regjistruar në Itali në 24 orët e fundit, ku 15.746 persona kanë rezultur pozitivë me COVID-19.

Krerët e partive CDU dhe CSU kërkojnë që çështja e kandidatit për kancelar në zgjedhjet e ardhshme nga partitë e Unionit të zgjidhet sa m

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Dukës së Edinburgut, i cili do të mbahet të shtunën