Brenda 45 ditësh, Stambolli mund të mbetet pa ujë

14/01/2021 - 09:56

Një prej qyteteve më të mëdha turke, Stambolli, mund të mbetet pa ujë brenda 45 ditësh pasi Turqia po përjeton thatësirën më të keqe të dekadës.

Zhvillimi i gjerë urban është fajësuar pasi sjell nivele të ulëta të ujit në diga duke shkaktuar thatësirë në qytetin me 17 milion njerëz. Nivelet e ujit në digën Omerli, burimi kryesor i ujit të qytetit, kanë vetëm 20% kapacitet për shkak të mungesës së shiut.

Ky është niveli më i ulët i digës në 15 vitet e fundit. Ndërkohë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, kryebashkiaku Mansur Yavaş tha se ka mbetur ujë vetëm për 110 ditë në diga dhe rezervuarë.

Ai tha për Hurriyet Daily News: “Mjedisi natyror, zonat e gjelbërta dhe pyjet duhet të mbrohen dhe të bëhen burime të qëndrueshme ujore.”

Ndërsa eksperti i menaxhimit të ujit në Qendrën e Politikave të Stambollit, Akgun Ilhan foli për ‘The Guardian’ duke thënë: “Në vend që të përqendrohen masat për të mbajtur nën kontroll kërkesën e ujit, Turqia këmbëngul në zgjerimin e furnizimit me ujë të më shumë digave.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, ka dhënë alarmin për mungesën e vaksinave deri në muajin Prill.

Senati amerikan hodhi poshtë të martën një përpjekje të republikanëve për të ndalur gjyqin e pritshëm ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Koreja e Veriut ka filluar testimin e vaksinën se saj anti-covid, e cila thuhet të jetë rezultat i informacioneve të vjedhura nga prodhue

Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 15.204 raste të reja me Covid-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqin

Më shumë se 18 mijë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në botë nga Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe në fund të vitit 2020, është përhapur në 70 vende të botës,

Shumica dërrmuese e republikanëve të Senatit Amerikan votuan kundër procedimit të gjyqit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë kaloi 100 milionë, në kohën kur vendet po përpiqen të frenojnë variantet e reja të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore italiane kanë raportuar 10,593 raste të reja me koronavirus në vend.