“Brexit”, Bashkimi Europian shfaqet pro zgjatjes së periudhës së tranzicionit

18/10/2018 - 20:17

Bashkimi Europian tha se është i gatshëm të zgjasë periudhën e tranzicionit pas “Brexit”-it, nëse Britania e Madhe e do këtë.

Periudha aktuale e tranzicionit, që synon të hapë rrugën për marrëdhënien e ardhshme mes Britanisë dhe unionit, është 21 muaj. Por, me të dyja palët që po dështojnë të arrijnë një marrëveshje, kryeministrja britanike, Theresa May ka sugjeruar zgjatjen e kësaj periudhe me disa muaj.

Disa përkrahës të “Brexit”-it në Britani kanë reaguar ashpër ndaj sugjerimit, ndërsa një burim nga Bashkimi Europian ka thënë për BBC-në se do të duhet të ketë pasoja financiare, nëse Britania zgjat periudhën e tranzicionit.

Sidoqoftë, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk foli për gazetarët në fund të samitit të Brukselit, ku nuk u arrit asgjë.

“Nëse Bitania e Madhe do një zgjatje të periudhës së tranzicionit, që do të ndihmonte në arritjen e një marrëveshjeje, unë jam i sigurtë se udhëheqësit do të ishin të gatshëm ta merrnin në konsideratë këtë”, tha Tusk.

Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian, tha në anën tjetër se zgjatja e periudhës së tranzicionit, sipas gjasave është e paevitueshme dhe është një ide e mirë, sepse do të linte vend për ravijëzimin e një marrëveshjeje afatgjatë mes Britanisë dhe BE-së.

Më herët, May kishte thënë se zgjatja e periudhës së tranzicionit ishte një ide e re, që u shfaq në negociata, dhe nuk e kishte menduar se do të mund të konkretizohej.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Parlamenti francez miratoi sot, në votimin e fundit të Asamblesë, dy propozimet shumë të përfolura kundër manipulimit të informacionit në

Policia italiane konfiskoi tetë vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e mafias në zonën e Romës.

Katër persona humbën jetën në një sulm me armë në një spital në Çikago të Shteteve të Bashkuara.

Ish-kryetari i bashkisë së New York-ut Michael Bloomberg njoftoi se po i dhuron 1.8 miliard dollarë Universitetit Johns Hopkins, për të r

Gjermania do të ndalojë shitjen e armëve drejt Arabisë Saudite në shenjë proteste ndaj vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, përfshirë fu

Marrëveshja e negociuar me Londrën në lidhje me Brexit mori sot miratimin e 27 vendeve anëtare.

Shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave Nissan, Carlos Ghosn, ka përfunduar në pranga nën akuzën e mashtrimeve financiare.

Lordi meksikan i drogës, Hector Beltrán Leyva ka vdekur pas një sulmi në zemër në burg.

Në Guatemalë është aktivizuar vullkani Fuego, i emërtuar ndryshe si “Vullkani i Zjarrit”.

Një avion luftarak i Luftës së Dytë Botërore u rrëzua në parkingun e një kompleksi apartamentesh në Teksas, duke i marrë jetën dy persona