Procesi i Brexit është një nga çështjet më të nxehta mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian. Për largimin e Britanisë nga BE kanë dështuar një sërë marrëveshjesh, këto dështime lidhen me  mbështetjen jo të plotë nga politika evropiane por dhe nga vetë politika e brendshme e Britanisë.

Kryeministrja Theresa May, është shprehur përsëri se ende nuk ka votat e mjaftueshme për të arritur një marrëveshje për tërheqjen e Britanisë nga BE.

May i ka bërë thirrje deputetëve që të mbështesin këtë marrëveshje, teksa thekson se ajo do t’i bind ata para votimit të tretë në Parlament.

Kryeministrja do të urdhërojë deputetët e Tory që të votojnë kundër një përpjekjeje nga një grup deputetësh, të kryesuar nga Tory Sir Oliver Letwin, për të miratuar planin e saj.

Më herët qeveria e May-t u shpreh se do u jepte kohën e duhur deputetëve për të vendosur rreth marrëveshjes.

Kujtojmë se drejtuesit europianë i ka lënë afat për një marrëveshje deri më 22 maj ose do të dalin nga BE-ja pa marrëveshje.