Brexit, May pranë dorëheqjes?

23/05/2019 - 08:34

Theresa May i ka orët e numëruara në krye të vendit, sipas raportimeve të fundit të mediave në Britaninë e Madhe. Shkak u bë marrëveshja e re për Brexit, që shefja e qeverisë pritet të dërgojë në Parlament, që është pritur keq nga figurat kryesore brenda konservatorëve.

Drafti i ndryshuar i May përfshin disa kushte të reja, mes të cilave edhe ajo që Kryeministrja e kishte cilësuar si “vijën e kuqe”, mundësia për përsëritjen e referendumit.

Disa ministra të kabinetit i thanë BBC se May nuk mund të qëndrojë më në krye të qeverisë. Një prej tyre është Sekretari i Brendshëm, i cili i ka kërkuar takim Kryeministres për ta nxitur të anulojë lëshimin për referendumin e dytë. Mësohet se edhe Sekretari i Jashtëm ka kërkuar një takim privat me May. Të dy përfliten si emra potencialë për të zëvendësuar Kryeministren.

Teksa situata duket se po i shpëton nga duart, May këmbëngul të çojë planin e saj të ri të premten në Parlament, duke bërë thirrje për kompromis nga të gjitha anët.

Nëse marrëveshja për shkëputjen nga BE nuk miratohet brenda afatit të ri të lejuar nga Brukseli, May paralajmëroi se Brexit mund të anulohej përfundimisht.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka shkuar në 12 të vdekur dhe 125 të plagosur bilanci i viktimave pas tërmetit me magnitudë 6 ballë që goditi dje Kinën dhe qytetin e Yib

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka lëshuar një mesazh ngushëllimi për ish-presidentin e parë të Egjiptit të zgjedhur në rrugë

Mohamed Morsi, ish-presidenti i Egjiptit, ka vdekur pasi është paraqitur në gjykatë.

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u rrëzua në qytetin Z

Këto ditë është mbajtur mesha e parë në Notre Dame që nga shkatërrimi i saj në muajin prill nga zjarri masiv.

Para raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të bashkisë së Stambollit, kandidati i AKP-së, Binali Yildirim në sondazhe qëndron pas kan

Një tërmet i magnitudës 7.4 goditi disa ishuj në Zelandën e Re sot dhe ekspertët thanë se kjo mund të shkaktojë ndryshime të vogla të niv

Në një përpjekje për të parandaluar ligjvënësit që të marrin pjesë në debat, dhjetëra mijëra aktivistë  bllokuan rrugët kryesore rreth se

Pas 8 muajsh kanë përfunduar hetimet për vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, ngjarje e ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë më 28 Nëntor

Turqia thotë se do t’i kundërpërgjigjet të gjitha sanksioneve të mundshme amerikane për shkak të blerjes nga Rusia të raketave mbrojtëse