Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se rregullat aktuale për shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian që duan të jetojnë dhe punojnë në Britani do të përfundojnë në fund të muajit tetor, nëse Britania largohet nga blloku evropian pa marrëveshje.

Qeveria e ish-kryeministres Theresa May kishte shqyrtuar mundësinë e lëvizjes së lirë deri më 2021, duke përmendur mundësinë e lejimit të qytetarëve evropianë që të qëndrojnë në Britani për tre muaj, para se të aplikojnë për të qëndruar më gjatë, por duket se planet kanë ndryshuar.

Megjithatë Johnson tha se Britania “nuk do të jetë armiqësore ndaj imigrimit apo imigrantëve” teksa shtoi se “imigrimi në Britani do të kontrollohet në mënyrë demokratike”. Ai njoftoi gjithashtu se rast të Brexitit pa marrëveshje, qytetarët britanikë që kanë leje të përhershme të qëndrimit në Britani, nuk do të rrezikohen.

Aktualisht në Britani jetojnë 3 milionë banorë të bllokut evropian.