Britania e Madhe vazhdon që të raportojë shifra të larta të të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi. Në Mbretërinë e Bashkuar, në orët e fundit kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 439 persona.

Në Britani, në total kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës 5373 njerëz. Po ashtu, në total janë prekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe gjithsej 51 608 njerëz, raporton Daily Mail.

Në orët e fundit, janë regjistruar si të infektuar me virusin vdekjeprurës, 3802 persona.