Boris Johnson është në kushte të qëndrueshme, ka kaluar një natë të rehatshme, nuk i nënshtrohet “ventilimit mekanik”, dhe nuk duket se ka zhvilluar pneumoni dhe madje është “super i frymëzuar”, theksojnë burime nga Downing Street.

“Përveç se ai është shtruar në spital që nga e hëna në kujdesin intensiv në spitalin St Thomas në Londër, ka pak vështirësi në frymëmarrje, si dhe nevojë për administrim oksigjeni standard”, theksuan burimet.

Por e vërteta është se në Britaninë e Madhe nuk është kohë e lehtë për askënd. Pyetjet në lidhje me kryeministrin dhe rrjedhën e ngjitjes së tij mbeten për t’u zgjidhur, si dhe ato në dorëzimin e ekzekutivit te ministri i Jashtëm 46-vjeçar, Dominic Raab.