Britania e Madhe vijon të regjistrojë shifra të larta të rasteve me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar rreth 20,000 raste të reja me Covid-19, duke u raportuar si shifra më e lartë ditore.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 137 persona kanë humbur jetë, shifra më e lartë kjo e regjistruar që nga muaji qershor.

Në këtë mënyrë, numri i persona që kanë humbur jetën ka arritur në 57,910 viktima.