Ka shkuar në 144 numri i viktimave në Mbretërinë e Bashkuar. Brenda 24 orëve sipas autoriteteve shëndetësore kanë humbur jetën 40 persona.

Ndërkohë numri i të infektuareve ështe rritur duke shkuar në 3269, 30% e të cilëve ndodhen në Londër. Në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe janë infektuar 643 persona.

Vdekjet e fundit ishin njerëz të moshës midis 47 dhe 96 vjeç dhe të gjithë kishin probleme të tjera shëndetësore e sëmundje kronike.

Deri më tani Skocia ka regjistruar gjashtë vdekje, Uellsi ka regjistruar dy, dhe të enjten në mëngjes Irlanda Veriore regjistroi të parën vdekje.