Britania e Madhe nuk gjen paqe! Pas Ciara dhe Dennis, mbërrijnë Ellen dhe Francis

17/02/2020 - 20:37

Pas stuhive "Ciara" dhe "Dennis", që përfshinë Evropën dhe veçanërisht Britaninë e madhe, javët e shkuara, dy stuhi të reja, "Ellen" dhe "Francis", do të godasin rajonin në fund të kësaj jave.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se stuhitë e reja do të jenë më të vogla në përmasa se “Ciara” dhe “Dennis”, por kjo nuk do të thotë se do të jenë më pak të dhunshme.

Ndërkohë stuhia “Dennis”, që tashmë po humbet fuqinë, ka gjunjëzuar Britaninë e Madhe. “Dennis” ka bërë që të ketë probleme në transport në të gjithë vendin me disa rrugë kryesore të mbyllura dhe linja hekurudhore të bllokuara. Shumë shkolla janë mbyllur, ndërsa qeveria po ndjek nga afër situatën dhe ka aktivizuar fondet e emergjencave për zonat e prekura. Sasi shiu që normalisht regjistrohen në një muaj të tërë, janë regjistruar në vetëm 48 orë në disa zona.

Dhe tani që “Dennis” po dobësohet, kërcënojnë “Ellen” dhe “Francis”. Emrat e stuhive janë zgjedhur nga zyra britanike e meteorologjisë. Vendi që lëshon i pari një alarm portokalli për një stuhi zgjedh emrin e saj nga një listë. Emri më pas mbetet i njëjtë për të gjitha vendet e tjera.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

British Airways njofton se do të pezullojë nga puna 36 mijë punëtorë duke filluar nga pilotët deri te personeli ndihmës. Sipas kompanisë,

Spanja ka shënuar një tjetër rekord negativ përsa i përket numrit të viktimave që kanë humbur jetën brenda një dite.

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka urdhëruar policinë dhe ushtrinë që të vrasë të gjithë personat që krijojnë shqetësime dhe thye

47,290 viktima dhe 938,452 të prekur me koronavirusin e ri; ky është bilanci aktual në mbarë globin.

Në konferencën e përditshme për shtyp lidhur me koronavirusin, Presidenti Donald Trump e pranoi se rezervat kombëtare të paisjeve mbrojtë

Një shpërthim bëri që dy ndërtesa të shembeshin në qendrën historike të Alberona, në zonën Foggiano në Itali.

Numri i rasteve të prekura nga koronavirusi në SHBA i ka tejkaluar 200,000 persona, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar më shumë se 4,600 v

Mbretëria e Bashkuar regjistroi 563 të vdekur prej koronavirusit, duke e bërë atë ditën më të keqe deri më tani që nga nisja e pandemisë

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi rritet në 277, pasi 63 persona humbën jetën në 24 orët e fundit.

Testimet po kryhen nga kompania italiane Biotech Takis me qendër në Castel Romano në afërsi të Romës , në bashkëpunim me Institutit Kombë