Britania e Madhe shton Francën në listën e shteteve të karantinës

14/08/2020 - 10:30

Mijëra pushues mund të kenë anuluar planet e tyre, pas vendimit të ri të Mbretërisë së Bashkuar për vendosje të Francës në listën e vendeve të karantinës nga dita e shtunë.

Në vendim është thënë se udhëtarëve që kthehen nga Franca, Holanda, Monako, Malta dhe disa vende tjera, do t’iu duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore.

Ky lajm vjen pasi kryeministri francez, Jean Castex, ka thënë se numri i të infektuarve është duke shkuar “ në drejtim të gabuar”.

Të enjen, Franca ka raportuar për 2,524 raste të reja me koronavirus në 24 orë, njëherësh shifrën më të lartë prej lehtësimit të masave të kufizimit në muajin maj.

Franca ka paralajmëruar se do marrë “masa reciproke”.

Sekretari francez për Çështje Evropiane, Clement Beaune, ka thënë se vendimi britanik “është fatkeq” për francezët.

Aktualisht besohet se rreth 160,000 turistë britanikë janë në Francë, andaj ka mundësi që të ketë qarkullime të shumta në aeroporte, me qëllim të shmangies së karantinës.

Linjat ajrore në Mbretërinë e Bashkuar e kanë përshkruar këtë vendim “si veprim shkatërrues ndaj industrisë së udhëtimit e cila edhe ashtu është duke u përballur me krizën më të keqe në historinë e saj”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot në Turqi hyn në fuqi një ligj i ri që imponon kontroll të rreptë shtetëror ndaj mediave sociale, ligj i cili u miratua në fund të kor

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka paralajmëruar Armeninë se do të japë llogari për luftën ndaj Azerbajxhanit.

Britania e Madhe po përballet me rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.

Të paktën tre lëkundje tërmeti tronditën Kaliforninë të martën, për herë të dytë në tre ditë duke i lënë banorët të frikësuar se një tërm

Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Itali.

Me vendimin që hyn në fuqi menjëherë, tre parqet ujore të Francës nuk do të mund të marrin ose të shumojnë më delfinë dhe orka.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, rap

Studiuesit në Helsinki kanë zhvilluar një teknikë me të cilën një kompjuter modelon perceptimin vizual duke vëzhguar sinjale nga truri i

Pas luftimeve të ashpra që shpërthyen të dielën midis forcave armene dhe azeriane, presidenti francez, Emmanuel Macron në një konferencë