Bullgaria rihap kufijtë për turistët nga vendet e BE

22/05/2020 - 11:40

Bullgaria ka filluar të lehtësojë masat e izolimit. Ministria e Shëndetësisë bullgare ka rihapur kufijtë për turistët nga vendet e Bashkimit Evropian dhe atyre të zonës Shengen.

Në mes të muajit mars, vendi anëtar i Bashkimit Evropian, ndaloi hyrjen për udhëtarët nga shumë vende, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Ministria e Shëndetësisë tha se heqja e ndalimit përfshin gjithashtu: San Marinon, Andorrën, Monakon dhe Vatikanit. Ministria tha se "njerëzit që vijnë në Bullgari do të vazhdojnë të kalojnë 14 ditë në karantinë".

Por, periudha 14-ditore nuk do të zbatohet më për qytetarët bullgarë dhe qytetarët e vendeve të tjera të BE-së që udhëtojnë për arsye humanitare dhe ata që janë "përfaqësues të veprimtarive tregtare, ekonomike dhe investuese".

Të martën, Bullgaria tha se kishte rënë dakord me Greqinë dhe Serbinë fqinje për të lehtësuar disa kufizime të udhëtimit.

Ekonomia e Bullgarisë është në masë të madhe e varur nga turizmi. Numri i rasteve të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri ka pësuar rënie. Bullgaria deri më tani ka regjistruar 2.331 raste të infektuarve me koronavirus dhe 120 vdekje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka arritur në mbi 18 milionë, teksa disa shtete përballen me rritje të numrit të të

Ka shenuar rritje numri i viktimave ditore në Itali nga koronavirusi, krahasuar me një ditë më parë.

Të paktën 40 pasagjerë kanë rezultuar me koronavirus në një anije në Norvegji, ndërsa më shumë se 100 pasagjerë janë vendosur në karantin

"Zgjidhjet që kemi në dispozicion tani mund të na ndihmojnë ta mundim shtypim dhe ta kontrollojmë koronavirusin".

Shumë kryetarë bashkish janë tepër të zemëruar me qeverinë italiane.

Pelegrinët myslimanë në Arabinë Saudite kanë përfunduar Haxhin më 2 gusht, që këtë vit është zhvilluar me një numër shumë të kufizuar per

Mbyllja rishtas e ekonomisë do të ishte më e dëmshme, se vala e parë e virusit.

Në SHBA, zyrtarët ushtarakë thanë se kanë përfunduar misionin e kërkim-shpëtimit për shtatë marinsa dhe një marinar që rezultojnë të zhdu

Dy astronautët e NASA-s që udhëtuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me mjetin e ri fluturues Crew Dragon të kompanisë SpaceX,

Investimet e Kinës në aktivitetet e kërkimit të naftës dhe gazit arritën një rekord prej 11,76 miliardë dollarë në vitin 2019, sipas një