Bumi i Gjermanisë dhe problemet e Evropës

14/01/2018 - 08:44

   Viti i tetë radhazi në plus, rritja më e madhe prej gjashtë vjetësh: Gjermania është bërë sërish lokomotiva e koniukturës e Evropës. Megjithatë, ka shumë për të bërë, në mënyrë që bumi të vazhdojë, mendon Henrik Böhme.

Po, pak eufori është me vend. Rritje ekonomike për tetë vjet radhazi. Këtë mund ta tregosh. Kjo është saktësisht periudha kohore, që prej kur ekonomia e Gjermanisë ra në një recesion të thellë për shkak të krizës financiare botërore. Në të gjithë këtë periudhë, kancelarja quhej Angela Merkel, ajo drejtonte me koalicione të ndryshme, herë me liberalët, herë me socialdemokratët.

Kjo në një kohë kur në pikëpamje ekonomike, një koalicion mes partive të mëdha nuk është diçka që duhet ta gëzojë një sipërmarrës. Megjithatë, Gjermania u ngrit në këmbë dhe i mblodhi fuqitë për t’u kthyer në lokomotivë për pjesën tjetër të Evropës. Dhe gjendja nuk ka qenë gjithmonë e tillë. Në kapërcyell të shekullit, ekonomia gjermane konsiderohej si “e sëmura e Evropës”. Reforma vërtet të ashpra të tregut të punës të kancelarit socialdemokrat, Gerhard Schröder e sollën vendin sërish në rrugën e suksesit. Kurse Partia Socialdemokrate SPD vazhdon edhe sot të vuajë nga vendimet e atëhershme, të cilat janë për të një luftë cfilitëse.

Diçka duhet të ndodhë, por nuk ndodh

Nga zelli për reforma i kohës së atëhershme sot nuk ndihet gjë, përballë rezultateve pozitive ekonomike. Sa më gjatë që kalonte nga koha në pushtet e koalicionit të madh, aq më shumë paralizohej vullneti për t’i dhënë vendit një drejtim – ose të paktën një përfytyrim për atë se si duhet të përgatitet për të ardhmen vendi. Veçanërisht të aftë u treguam për t’u dhënë këshilla të tjerëve se çfarë duhet bërë (pyesni grekët, ata mund t’ju tregojnë shumë për këtë). Dakord, edhe kursimi funksionoi mirë në Gjermani, “zero e zezë” e famshme e Wolfgang Schäubles u ble shtrenjtë me një infrastrukturë në shkatërrim, me shkolla dhe universitete të dëmtuara dhe të pajisura keq dhe me një zgjerim çalaman të rrjetit të internetit të shpejtë.

 Por le t’u kthehemi shifrave të mira. Jo vetëm ekonomia popullore gjermane është rritur, në përgjithësi shtetet e Eurozonës (dhe BE në përgjithësi) e panë veten në rrugë zhvillimi. Por edhe këtu për fat të keq duhet shkelur frena e euforisë: sepse fëmija i madh që sjell shqetësim tani quhet Itali.

 O Zot, Italia!

As një italian si Mario Draghi, shefi i Bankës Qendrore Evropiane nuk ia doli mbanë që t’i mundësojë vendit sërish rritje ekonomike. Për këtë ai bëri gjithçka: sepse politika financiare e vendit të tij është para së gjithash një dhuratë për Italinë. Sa keq vetëm që Italia nuk e shfrytëzon këtë mundësi për t’u reformuar. Por koha e Draghit po mbaron – kjo nuk është e mirë për Italinë. Ky vend është thembra e Akilit e Evropës – dhe po të shpërthejë kriza e ardhshme ekonomike, me siguri do të jetë aty. Që prej 20 vjetësh rezultatet ekonomike të Italisë po bien. (Gjermania ka gjeneruar në 18 vitet e fundit një plus prej 25 përqind.)

Bankat e fundit janë të ngopura me kredi të pambuluara, shumë sipërmarrje nuk janë në gjendje që t’i paguajnë kreditë dhe duhet të kishin falimentuar me kohë. Bankat ndërkohë kanë hequr dorë nga kërkimi i borxheve, sepse e dinë që gjithsesi nuk do t’u kthehet gjë. Kjo nga ana tjetër i rëndon bilancet e bankave. Një rreth vicioz – dhe pikërisht një miksturë e tillë përshtatet për krizën e ardhshme të madhe në Eurozonë./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Britanikët, që janë të frikësuar nga një jetë jashtë Europës, do të mblidhen nga të gjithë cepat e vendit në Londër, në përpjekje për të

Tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump kanë ngadalësuar rritjen ekonomike të Kinës.

Më shumë se 60 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur në Indi, pasi një tren mori përpara turmën e njerëzve.

Qeveria e qendrës së djathtë në Australi mund të humbas shumicën në Parlament pasi një votim i hershëm shfaqi votuesit duke dezertuar nga

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të familjeve partiake evropiane për zgjedhjet për Evropë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lavdëruar një kongresmen republikan që sulmoi fizikisht një gazetar vitin e kaluar, duke iu referu

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën, pasi janë përplasur nga një tren teksa me qindra ishin mbledhur mbi shina për të ndjekur një fest

Banorët në Skoci janë paralajmëruar nga autoritetet që të qëndrojnë vigjilentë dhe të bëjnë kujdes nga pantera e zeza.

Bashkimi Europian tha se është i gatshëm të zgjasë periudhën e tranzicionit pas “Brexit”-it, nëse Britania e Madhe e do këtë.

Një çift në Brazil është arrestuar, pasi i kanë hequr fëmijën një gruaje shtatzënë.