Çekia vendos orën policore

27/10/2020 - 13:13

Qeveria e Çekisë vendosi orë policore nga 21:00 deri në 05:00 si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 3 Nëntor. Dyqanet me pakicë që ende funksionojnë nën kufizimet aktuale duhet të mbyllen deri në orën 20:00.

Të dielave gjithçka duhet të jetë e mbyllur, me përjashtim të pikave të karburantit, farmacive ose dyqaneve në stacionet e trenit dhe pikat e tjera të udhëtimit. Qeveria ka shtuar kufizimet tre herë në dy javët e fundit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Rritja e rasteve, të cilat kanë qenë mesatarisht mbi 12,000 në ditë, gjatë javës së kaluar, në vendin me 10.7 milionë banorë, do të ngarkojë edhe më shumë kapacitetet spitalore.

Ministri i Shëndetësisë i Çekisë, Roman Prymula, tha se masat e vendosura deri më tani siç është mbyllja e bareve, restoranteve, dyqaneve për shitje me pakicë dhe shkollave – nuk kishin arritur të ulnin shkallën e infeksionit. Republika Çeke njoftoi të martën për 10,273 raste të reja me COVID-19.

Ky vend ka pasur normat më të shpejta të infeksionit në Evropë gjatë dy javëve të fundit, sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), me 1,324 raste për 100,000 banorë. Në total, Republika Çeke ka regjistruar 268,370 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-Sekretari Smerikan i Shtetit, John Kerry, do të përfshihet sërish në administratën e lartë të presidencës së Joe Biden.

Edhe pse presidenti aktual Donald Trump nuk e ka pranuar humbjen e zgjedhjeve presidenciale, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuar

Kryeministri Boris Johson ka konfirmuar se Britania e Madhe më 2 dhjetor i jep fund ”Lock-Down” të dytë brenda 2020.

Në fakt të gjithë ishin pro bashkëpunimit multilateral, vetëm një person fliste për madhështinë e tij personale gjatë gjithë kohës.

Gazetarët francezë dhe organizatat për lirinë e mediave janë duke e kundërshtuar një projektligj të sigurisë në Francë, në bazë të të cil

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka reaguar pas publikimit të rezultateve të vaksinës së Universitetit të Oksfordit.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 59 milionë.

Policia lokale ka informuar se dy persona kanë ndërruar jetë, si pasojë e një sulmi me thikë në një kishë në San Jose të Kalifornisë.

Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të dalë sot para gjykatës dhe do përballet me akuzat për korrupsion.