Çfarë ka mbetur nga Notre Dame, fillon mbledhja e fondeve për rindërtimin

16/04/2019 - 09:17

Një zjarr katastrofik në katedralen e Notre Dame të Parisit ka lënë një komb që mban zi për shkatërrimin e epiqendrës kulturore dhe historike të tij, ndërsa policia franceze tani heton nëse zjarri është shkaktuar nga aksidenti.

Qindra zjarrfikës heroikë u ballafaquan me zjarrin gjatë natës, për të ndalur shkatërrimin e plotë të monumentit.

Ndërkohë, ekipet garuan për të rimarrë thesaret që mund të kishin mbetur nga kryevepra 850-vjeçare gotike, të cilat kanë rëndësi të madhe fetare dhe ndërkombëtare.

Zjarri, i cili shpërtheu pasi turmat e fundit të turistëve përfunduan vizitat në orën 7 pasdite (ajo lokale), u shpall përfundimisht ‘plotësisht nën kontroll’ gati nëntë orë më vonë.

Zyra e prokurorëve të Parisit tha se policia do të kryejë një hetim, duke treguar se autoritetet aktualisht po e trajtojnë flakën si një aksident tragjik dhe jo zjarrvënie apo terrorizëm. Shkaqet e zjarrit lidhen me faktin se ajo pjesë e katedrales ishte duke iu nënshtruar një rinovimi.

Duke folur nga katedralja nēn flakë, në orët e para të së martës, presidenti Emmanuel Macron e cilësoi ngjarjen tragjike, por evidentoi si shumë të rëndësishëm faktin që u shpëtua struktura e saj.

“Ne do ta rindërtojmë katedralen të gjithë së bashku dhe ajo padyshim do të mbetet një nga destinacionet kryesore të Parisit”, tha Macron duke njoftuar se shumë shpejt do të hapë një skemë ndërkombëtare të mbledhjes së fondeve, për t’i rikthyer kryeqytetit Notre Dame-n e famshme.

Ndërkohë, miliarderi francez François-Henry Pinault, pronar dhe CEO i Kering group, që përfshin linjat e famshme të modës, Gucci dhe Yves Saint Laurent, ka premtuar një donacion prej 100 milionë eurosh për rindërtimin e Notre Dame de Paris.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me dëbimin e miliona njerëzve që jetojnë ilegalisht në SHBA

Ka shkuar në 12 të vdekur dhe 125 të plagosur bilanci i viktimave pas tërmetit me magnitudë 6 ballë që goditi dje Kinën dhe qytetin e Yib

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka lëshuar një mesazh ngushëllimi për ish-presidentin e parë të Egjiptit të zgjedhur në rrugë

Mohamed Morsi, ish-presidenti i Egjiptit, ka vdekur pasi është paraqitur në gjykatë.

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u rrëzua në qytetin Z

Këto ditë është mbajtur mesha e parë në Notre Dame që nga shkatërrimi i saj në muajin prill nga zjarri masiv.

Para raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të bashkisë së Stambollit, kandidati i AKP-së, Binali Yildirim në sondazhe qëndron pas kan

Një tërmet i magnitudës 7.4 goditi disa ishuj në Zelandën e Re sot dhe ekspertët thanë se kjo mund të shkaktojë ndryshime të vogla të niv

Në një përpjekje për të parandaluar ligjvënësit që të marrin pjesë në debat, dhjetëra mijëra aktivistë  bllokuan rrugët kryesore rreth se

Pas 8 muajsh kanë përfunduar hetimet për vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, ngjarje e ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë më 28 Nëntor