Gjetja e vaksinës kundër Covid-19 mund të zgjasë për disa vite, ka thënë një shkencëtare britanike, projekti i së cilës është i pari në botë për momentin. Profesoresha Sarah Gilbert ka treguar për anëtarët e Parlamentit britanik se është optimiste që vaksina do të krijojë një imunitet afatgjatë tek njerëzit.

Ajo është kryetarja e skuadrës që po punojnë për zbulimin e vaksinës, kështu që konstatimi i saj mund të ndihmojë në sqarimin e frikës se sa gjatë mund të zgjasë mbrojtja kundrejt Covid-19.

Shqetësimet u rritën akoma më tepër pasi ata që kishin tipe të reja të koronaviruseve, të cilat janë më pak të rrezikshme dhe shkaktojnë një ftohje të lehtë, pasi u ritestuan mundën të riinfektoheshin brenda një vit. Profesoresha Gilbert i tregoi Komisionit të Shkencave dhe Teknologjisë se mund të ketë rezultate më të mira nga një vaksinë sesa nga imuniteti që krijohet në mënyrë natyrale.  

“Vaksinat kanë mënyra të ndryshme për t’u përshtatur me sistemin e imunitetit. Në studimet tona ne ndjekim njerëz duke  përdorur të njëjtën teknologji për të bërë vaksinat për shumë vite dhe sërish shohim përgjigje të mirë të sistemit imunitar. Kjo është diçka që ne duhet ta testojmë dhe ta ndjekim për një kohë të gjatë. Nuk mund ta dimë derisa të kemi informacionin e nevojshëm, por bazuar në studimet e fundit ne jemi optimistë se me kalimin e viteve do të kemi një imunitet më të fortë, dhe me shumë mundësi më të mirë se ai i fituar në mënyrë natyrale”, tha ajo.

Pas shqetësimit se dimri do të na gjejë pa një vaksinë, profesoresha Gilbert u pyet edhe për një datë të caktuar se kur mund të dalë vaksina, por ajo tha se shpreson që së shpejti të mund të jetë gati.

Rreth 14 mijë njerëz pritet që të vaksinohen për të parë rezultatet e para të vaksinimit. Pyetja kyçe është se nëse kjo vaksinë do t’i mbrojë ata që të mos infektohen, apo thjesht do t’u lehtësojë simptomat.

Gjithashtu është mundësia që të ketë një impakt më të vogël tek të moshuarit, pasi sistemi i tyre imunitar është më i dobët.