Cili ishte biznesmeni gjerman që u dogj i gjallë brenda makinës

16/05/2018 - 08:52

Pas një aksidenti në autostradën zvicerane, një drejtues automjeti u dogj i gjallë në një elektroveturë Tesla. Po kush ishte shtetasi gjerman që u aksidentua në Zvicër?

Reinhold R. (48), sipërmarrës nga Baden-Württembergu, ka qenë duke u kthyer nga një udhëtim zyrtar nga Milano. Pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Reinhold R. ishte udhëheqës i një sipërmarrje në Tettnang dhe prodhuesit të furnirit nga Sllovakia, Europlac. Sipërmarrjet ishin themeluar në vitet 1994 dhe 2002 dhe udhëhiqeshin nga ai.

Sipas policisë, njofton “Albinfo.ch”, sipërmarrësi gjerman ishte aksidentuar të enjten në autostradën A2 në afërsi të Tunelit Monte-Ceneri, në drejtim të Veriut.

Ai e humbi kontrollin mbi veturën e tij, duke goditur barrierën në mes të dy korsive. Vetura u rrotullua dhe mori flakë, ndërsa sipërmarrësi nuk ka mundur të shpëtojë, shkruan “Bild”. Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një burrë i dënuar për vrasjen e gruas përfitoi nga liria me kusht, e marrë pas shumë betejash ligjore nga avokatja e tij.

43 persona janë arretsuar të premten në Bullgari nga policia pasi dyshohen se kanë financuar terrorizmin.

Vladimir Putini u prit në Serbi më mirë se në shumë vende të Rusisë.

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në një samit të dytë në fund të muajit Shkurt

Grace Meng, bashkëshortja e ish-Presidentit të Interpol, ka kërkuar azil politik në Francë për dy fëmijët e saj dhe veten.

Antonio Guterres paraqiti prioritetet e organizatës që drejton.

Fat tragjik për gazetarin investigativ, Ahmed Husein.

Rezistenca e Theresa May në mocionin e mosbesimit nuk i largoi paqartësitë e qeverisë dhe të gjithë klasës politike në Britaninë e Madhe.

Një nga zyrtarët kryesorë të Koresë së Veriut për negociatat me SHBA-në, ka shkuar në Washington për të takuar zyrtarët amerikanë.