CNN: Çfarë kuptimi ka pasaporta e vaksinimit për pushimet verore, do të hapte dyert e mbyllura të udhëtimit

24/01/2021 - 18:57

CNN i ka kushtuar një artikull të veçantë pasaportës së vaksinimit dhe lidhjes së saj me pushimet e ardhshme verore.

Vera e kaluar ishte e pazakontë si asnjëherë më parë, pasi shumë qytetarë nuk u lejuan të dalin nga vendet e tyre apo të udhëtojnë në vende turistike për shkak të kufizimeve.

Prej kohësh tashmë me fillimin e vaksinimit po qarkullon teza e pasaportës së vaksinimit apo imunitetit, që do e lejonte një person të vaksinuar ndaj COVID-19 të udhëtonte lirshëm.

Për CNN duket se kjo do të jetë çelësi që do të hapë portat e turizmit. Aktualisht vendet turistike tani për tani kanë vendosur disa kufizime, si Rumania apo Qipro që kanë karantinën me detyrim për t’u siguruar nëse vizitorët janë vaksinuar, kurse Hungaria me Islandën i lejojnë vetëm ata që kanë kaluar COVID-19.

Gjithsesi ky plan po diskutohet në tryezat ndërshtetërore, si ajo e BE pas propozimit të kryeministrit grek, Mitsotakis, kurse pikëpyetjet janë të shumta mbi mënyrën si do të realizohet kjo ndërkohë që vaksinimi ecën me ritme të ngadalta aktualisht dhe jo të gjithë po marrin dozat, si dhe sa e sigurtë do jetë për mos abuzuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për Covid 19, në

Qeveria amerikane ka bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft

Gjatë një tubimi ndërfetar në Irak, Papa Françesku deklaroi se në një kohë kur bota është prekur nga kriza ekonomike për shkak të pandemi

Libreza e vaksinimit në BE synon të ndihmojë për përballimin e pandemisë korona.

Disa media në Gjermani raportojnë se emigrantët e minoritetet sëmuren më dendur me Covid-19.

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Itali.

Të paktën 20 njerëz u vranë dhe 30 u plagosën nga një makinë bombë vetëvrasëse jashtë një restoranti pranë portit në kryeqytetin e Somali

Moska tha se e ka dëgjuar mesazhin e Uashingtonit, që vendosi sanksione të reja ndaj disa zyrtarëve rusë lidhur me helmimin e politikanit

Situata e këtyre ditëve në Republikën Demokratike të Kongos, veçanërisht në kufinjtë lindorë me Ruandën, është pothuajse e pakontrolluesh

Imazhet e asaj që duket si një “anije fluturuese” janë kapur si rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.