Në 24 orët e fundit Italia ka raportuar 1,494 raste të reja me koronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë janë konfirmuar edhe 16 vdekje të reja, për të cilat dyshohet se kanë qenë të infektuara me Covid-19.

Shifrat e sotme të të infektuarve e rrisin numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 311,364 në total. Mes rajoneve italiane më e prekur rezulton Kampania, me 295 raste ne 24 oret e fundit.