Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Covid-19/ Gjermania thirrje të rinjve: Vaksinohuni me AstraZenecas

28/02/2021 - 14:06

Disa shtete gjermane bën thirrje të dielën që dozat e papërdorura të vaksinës kundër COVID-19 së AstraZenecas, t’u jepen personave më të rinj.

Këto thirrje vijnë pas shqetësimeve lidhur me efektet anësore dhe efikasitetin e kësaj vaksine si dhe rekomandimit se duhet të administrohet vetëm për personat nën 65 vjeç, gjë që ka bërë që pak njerëz ta marrin këtë vaksinë në Gjermani.

Ministria gjermane e Shëndetësisë gjatë kësaj jave tha se ka administruar vetëm 15 për qind të dozave që ka të vaksinës së AstraZenecas, duke konfirmuar kështu se gjermanët janë selektivë sa i përket vaksinave, transmeton Reuters.

Personat e moshuar janë të parët që duhet të vaksinohen, por Gjermania ka rekomanduar se vaksina e AstraZenecas duhet t’u jepet vetëm personave nga 18 deri në 64 vjeç. Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian, ndërkaq ka deklaruar se përdorimi i kësaj vaksine është i sigurt për të gjitha moshat.

Kryeministrat e landeve të Bande-Wuerttemberg, Bavarisë dhe Saksonisë thanë për gazetat gjermane se nëse dozat e vaksinës, që u janë dedikuar personave më të moshuar, nuk shfrytëzohen, skema e prioritetit se cili grup shoqëror duhet të vaksinohet i pari duhet të ndryshojë, duke lejuar që të rinjtë të mund të vaksinohen më herët sesa ishte planifikuar fillimisht.

“Ne nuk mund të lejojmë që vaksinat të mos shfrytëzohen sepse disa po refuzojnë t’i marrin ato”, tha për Welt am Sonntag, kryeministri i Baden-Wuettermbergut, Winfried Kretschmann.

Komente të ngjashme për Bild am Sonntag bëri edhe kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder, si dhe për Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, kryeministri i landit të Saksonisë, Michael Kretschmer.

Autoritetet shëndetësore në disa vende të Evropës – përfshirë edhe Gjermaninë – gjithashtu po hasin në rezistencë ndaj vaksinës së AstraZenecas, pasi efektet anësore nga kjo vaksinë përfshijnë temperaturë e dhimbje muskujsh. Edhe vaksinat e tjera, që janë miratuar për përdorim në Evropë, të prodhuara nga Pfizer dhe Moderna, shkaktojnë efekte të përkohshme anësore.

Qeveria gjermane të premten i bëri thirrje publikut që ta marrë vaksinën e AstraZenecas, ndërkaq kreu i Institutit për Sëmundje Ngjitëse Robert Koch, Lothar Wieler, tha se nga të dhënat që kanë marrë nga Britania dhe Izraeli tregohet se vaksina është “shumë, shumë efektive”.

Paneli i ekspertëve për vaksina në Gjermani, më herët kishte bërë rekomandimin që vaksina e prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it të mos përdoret te personat mbi 65 vjeç, ka thënë se së shpejti do ta përditësojnë vendimin e tyre. Gjatë provave klinike të vaksinës së AstraZenecas nuk kanë qenë të përfshirë personat mbi 65 vjeç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Dukës së Edinburgut, i cili do të mbahet të shtunën

Ministri ukrainas i mbrojtjes tha të shtunën se vendi i tij mund të provokohet për shkak të tensionimit nga Rusia të gjendjes në zonën e

Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një tërmet me magnitudë 6 goditi brigjet e ishullit kryesor të Indonezisë, Java, të shtunën, n

E gjithë Italia është kthyer në zonë portokalli, me vetëm katër rajone që mbeten ende të kuqe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk rekomandon imunizimin kundër COVID-19 me dy lloje të vaksinës.

Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech u kërkuan të premten rregullatorëve amerikanë që të lejojnë përdorimin emergjent të v

Për herë të parë një pacientit të infektuar me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19) iu bë transplanti i indit të mushkërive nga donato

Autoritetet shëndetësore në Itali gjatë 24 orëve te fundit kanë konfirmuar 18,938 raste të reja me koronavirus, duke shënuar rritje kraha

George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit e shkaktuar nga gjuri që i shtrëngonte qafënndërsa ishte i shtrirë në trotuar, tha në dëshminë

Kryeministri italian, Mario Draghie ka komentuar incidentin që ndodhi në Pallatin Presidencial të Turqisë, kur presidentja e Komisionit E