Hungaria do të rishikojë rregullat e udhëtimin me ato vende fqinje, ku numri i të infektuarve nga koronavirusi është në rritje.

Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit hungarez tha se rishikimi i rregullave do të vlejë për Serbinë, Kroacinë, Slloveninë, Sllovakinë dhe Austrinë.

“Në këto vende numri i rasteve me COVID-19 është rritur në dy javët e fundit”, tha ai.

Shtabi i Krizës i ngritur pranë qeverisë hungareze do të takohet më vonë për të diskutuar rregullat e reja të udhëtimit.

Hungaria ka hequr masat e izolimit dhe rihapi kufijtë në muajin qershor për udhëtarët nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe vendet fqinje jo-anëtare.

Në këtë shtet janë regjistruar 4,220 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 591 viktima.