Një diplomat i lartë britanik i vendosur në Hungari, ka vdekur pas kontraktimit të koronavirusit.

Lajmin e konfirmoi ditën e djeshme Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Steven Dick, 37 vjeç, ishte zëvendësshefi i Misionit për ambasadën Britanike në Budapest.

Ai vdiq të martën e 24 marsit pasi u infektua me Covid-19, tha Zyra e Jashtme.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab tha: “Jam pikëlluar shumë nga lajmet për vdekjen e Steven dhe zemra ime u del krah prindërve të tij Steven dhe Carol.”

“Stiveni ishte një diplomat i përkushtuar dhe përfaqësoi vendin e tij me aftësi dhe pasion të madh. Ai do t’iu mungojë të gjithë atyre që e njohën dhe kanë punuar me të.”