COVID-19/ Johnson: Britania në momente kritike

30/09/2020 - 21:58

Britania e Madhe po përballet me rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.

Lidhur me situatën e krijuar nga pandemia në këtë vend, kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme se rritja e rasteve me COVID-19 tregoi pse qeveria ishte detyruar të vendoste kufizime të reja.

Johnson tha para mediave se Britani është në një moment kritik, ndërsa theksoi se nuk dëshiron që të rikthejë karantinën e muajit mars.

Në vend të kësaj ai i nxit njerëzit të “ndjekin udhëzimet dhe të frenojnë përhapjen e virusit”.  Po ashtu, ai shtoi se është “shumë herët për të treguar” se çfarë efekti do të kenë masat e reja në shifrat e transmetimit te virusit tek qytetaret.

“Unë e di që disa njerëz do të mendojnë se duhet të heqim dorë dhe ta lëmë virusin të marrë rrjedhën e tij pavarësisht nga humbja e madhe e jetëve që potencialisht do të sjellë. Më duhet të them se nuk jam plotësisht dakord. Nuk mendoj se kjo është ajo që duan britanikët. Unë nuk dua të kthehem në izolim kombëtar. Ajo që nuk po bëjmë për momentin është kthimi në situatën që patëm në mars. Unë me të vërtetë nuk dua ta bëj këtë, nuk dua të kthehem në një izolim kombëtar ku udhëzimi është të qëndrosh në shtëpi”,- tha Johnson/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tërmeti i fuqishëm në Turqi shkaktoi 25 viktima dhe më shumë se 800 të plagosur, ndërsa shumë ndërtesa u shembën.

Grumbuj të mëdhenj inertesh, njerëz që kërkojnë për jetë të tjera mbi këto grumbuj të shkaktuar nga tërmeti i një dite më parë.

Apple, Amazon apo Google nuk janë dëmtuar prej pandemisë - përkundrazi.

Turqia vijon të jetë nën rrënojat e tërmetit tronditës të mesditës së djeshme me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter.

Të paktën 17 persona humbën jetën dhe mbi 700 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e Seferihisar të qy

Belgjika futet për herë të dytë në karantinë për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Autoritetet turke kanë raportuar se që nga tërmeti i mesditës deri më tani, janë shënuar 97 paslëkundje, 20 prej të cilave ishin të magni

Gjermania ka qenë model deri tani për menaxhimin e pandemisë.

Italia raportoi një tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus brenda një dite që nga nisja e pandemisë në muajin mars.

Në Izmir, qyteti më i goditur nga tërmeti shkatërrues që ra disa orë më parë në detin Egje, ka nisur tashmë operacioni i kërkim-shpëtimit