Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili fitoi betejën me Covid-19 ka shfaqur probleme me shikimin.

Në konferencën e djeshme, Johnson është shfaqur me syze, ndërsa theksoi se kishte probleme me sytë për shkak të koronavirusit.

“Më duhet të mbaj syze. Mendoj se problemi me shikimin mund të jetë për shkak të koronavirusi”, tha ai.

Problemet me shikimin janë renditur si simptoma të Covid-19 nga Organizata Botërore e Shëndetit. 

Edhe në Angli, insitucionet shëndetësore përmendin vetëm simptomat si ethet, kolla e thatë dhe humbja e shijes.