Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje sot homologëve të tij të G20-s që të solidarizohen me vendet e varfra në luftën kundër pandemisë së COVID-19, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndarjen e vaksinave të ardhshme.

“Kriza shëndetësore është një provë për G20-n dhe nuk do të ketë përgjigje efikase ndaj pandemisë që nuk është një përgjigje globale”, theksoi presidenti francez në një fjalim virtual me kolegët e tij.

Kreu i shtetit francez kërkoi fuqimisht që fuqitë më të mëdha të blejnë doza vaksinash në emër të vendeve më pak të zhvilluara.

“Së bashku, ne duhet të hartojmë një mekanizëm dhurimi për vaksinimin e audiencave përparësore në vendet në zhvillim”, shtoi ai.

Samiti, i thirrur me videokonferencë nën presidencën saudite, duhet t’i japë përgjigjen e tij katastrofës ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuara nga COVID-19, që ka infektuar më shumë se 55 milionë persona dhe ka vrarë më shumë se 1,3 milionë në të gjithë botën.