Është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Britaninë e Madhe. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 71 viktima dhe 7143 raste të reja me COVID-19.

Po ashtu, është rritur dhe numri i të infektuarve në spitale. Deri më tani janë të shtruar 2 mijë pacientë, ndërsa 297 prej tyre ndodhen në kujdesin intensiv.

Në Britaninë e Madhe totali i të prekurve nga koronavirusi është  446 156, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 42.072.