Në Bashkimin Europian janë shpërndarë 51,5 milionë doza të vaksinës, ndërsa janë injektuar deri tani 29,17 milionë doza.

Sikurse mësohet në Bruksel, të dhënat janë bërë të ditura nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, në videokonferencën e liderve.

Niveli i vaksinimit ka arritur tashmë në 8% (5% ka marrë dozën e parë, 3% edhe dozën e dytë). Objektiv mbetet imunizimi i 70% të popullatës së rritur në 255 milionë persona.