Ditën e sotme në Itali janë shënuar 28.337 raste të reja me Covid-19, 6 mije raste më pak se ditën e djeshme.

Numri i viktimave ka pësuar gjithashtu një rënie gjatë 24 orët fundit duke shkuar në 562, ndërkohë që ditën e djeshme ishin 692.

Italia është vendi i tetë në botë me numrin më të lartë të rasteve me COVID-19. Pavarësisht masave kufizuese dhe karantinimit të pjesshëm që ndodhet, numri i infektimeve vijon të mbetet i lartë.