Covid-19 përshpejton procesin e plakjes

15/08/2020 - 09:21

Një grup mjekësh gjermanë po studiojnë pasojat afatgjata tek pacientët me Covid-19. Sipas tyre edhe kur kalon lehtë, infektimi dëmton rëndë edhe tek të rinjtë disa organe që shkaktojnë probleme në të ardhmen.

Drejtuesi i grupit studimor, prof. dr. Stefan Schreiber, mendon se virusi SARS-CoV-2 mund të përshpejtojë procesin e plakjes tek personat e infektuar. Në një intervistë për gazetën “Die Welt” ai tha se "përveç pasojave specifike të sëmundjes, virusi Corona përshpejton gjithashtu edhe proceset e plakjes së organeve të brendshme, por fillimisht pa u vënë re. Kështu p.sh. një 30-vjeçar që infektohet tani me Covid-19 mund të ketë pas dy vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 40-vjeçari, apo pas dhjetë vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 60-vjeçari".

Një nga fushat e studimeve të prof. dr. Stefan Schreiber dhe grupit të studimor në Qendrën Mjekësore Universitare Schleswig-Holstein në Kiel janë lidhjet mes infeksioneve kronike dhe procesit të plakjes.

Virusi Corona mund të shkaktojë dëmtim të rëndë të organeve

Edhe pse Covid-19 prek më shpesh rrugët e frymëmarrjes ose mushkëritë, ai në fazën akute mund të prekë shumë sisteme të organeve të tjera. Sipas të dhënave aktuale të hulumtimeve mjekët supozojnë se prej Covid-19 mund të ndodhin edhe dëme afatgjata të organeve. Studime të ndryshme tregojnë gjithashtu se dëmtime të tilla të përhershme janë të mundura edhe nëse dikush e kalon sëmundjen lehtë.

Covid-19 është një e ashtuquajtur sëmundje endoteliale, shpjegoi Schreiber. “Endotele quhen qelizat që krijohen tek muret e enëve të gjakut. Ato gjenden kudo ku në trupin tonë ka enë gjaku. I ashtuquajturi endotel është si të thuash organi ynë më i madh. Dhe me sa duket endoteli është një nga pikat e preferuara të viruseve. Përmes infektimit të këtyre qelizave infeksioni përhapet më tej tek organet e tjera ” – tha ai./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me anë të fondacionit të tij të quajtur Fondacioni Kundër Korrupsionit, këtë vit Navalny është pretendent për të fituar Çmimin për Paqe.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 24 viktima nga koronavirusi.

Sot në Turqi hyn në fuqi një ligj i ri që imponon kontroll të rreptë shtetëror ndaj mediave sociale, ligj i cili u miratua në fund të kor

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka paralajmëruar Armeninë se do të japë llogari për luftën ndaj Azerbajxhanit.

Britania e Madhe po përballet me rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.

Të paktën tre lëkundje tërmeti tronditën Kaliforninë të martën, për herë të dytë në tre ditë duke i lënë banorët të frikësuar se një tërm

Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Itali.

Me vendimin që hyn në fuqi menjëherë, tre parqet ujore të Francës nuk do të mund të marrin ose të shumojnë më delfinë dhe orka.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, rap