Vazhdon me ritme të frikshme të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga virusi i rrezikshëm 993 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga nisja e pandemisë ka arritur në  58.038.

Në rritje është dhe numri i të infektuarve. Janë 23.225 më shumë dhe numri i tyre deri më sot ka arritur në 1.664.829.

Numri i të infektuarve pozitivë nga Covid-19 është sot 759.982, ndersa janë regjistruar 23.474 të shëruar më shumë në 24 orët e fundit.

Nurmi i përgjithshëm i të shëruarve që nga nisja e pandemisë ka arritur në 846.809.