Ekspertët e Komitetit Teknik Shkencor në Itali kanë kundërshtuar zbutjen e masave kufizuese nga qeveria.  Ata ftojnë qeverinë italiane, lidhur me zbutjen e masave të reja, të cilat do të hyjnë në fuqi të premten më 16 janar, që ta rishikojë atë, për të ruajtur, por pse jo edhe për të shtrënguar masat e urgjencës, edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Në anën e shkencëtarëve janë edhe shifrat konkrete, raporton Ansa.

Rreth 14 mijë infeksione të reja në një ditë dhe një normë pozitiviteti që nuk ka rënë nën 10% për çdo ditë, por, mbi të gjitha, në vendin fqinj numërohen 616 viktima në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i urgjencës së pandemisë, virusi u ka marrë jetën gati 80 mijë njerëzve, çka përbën një masakër. Ekspertët, sipas rekomandimeve që i kanë nisur qeverisë, bazohen në katër elementë që sipas tyre, e bëjnë të nevojshme zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Para së gjithash, ndikimi “ende i rëndësishëm” që ka virusi në shtretërit e spitaleve për pacientë që ndodhen në kujdes intensiv.

Sipas të dhënave të fundit të monitorimit, 13 rajone dhe provinca autonome kanë tejkaluar pragun kritik.