Turqia ka raportuar se 75 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasoje e koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca njoftoi këtë të hënë se numri i rasteve të reja me COVID-19 është 3,148.

Tuqia ka konstatuar deri tani 30,217 të prekur me koronavirus nga të cilët 649 kanë ndërruar jetë ndërsa 1,326 janë shëruar. Vendi ka kryer 202,845 teste, rreth 30 mijë në ditë.

Një normë jo e ulët por duke konsideruar popullësinë e madhe të Turqisë vendi do të rrisë kapacitetet për të parandaluar sa më shumë përhapjen sic deklaroi edhe Presidenti Erdogan.