Covid-19 vazhdon të përhapet, për vetëm 7 ditë infektohen mbi 4 milionë njerëz

25/11/2020 - 13:56

Në vetëm shtatë ditë janë infektuar me Covid-19 mbi katër milionë persona në mbarë botën, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetit. OBSH ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë infektuar me koronavirus 4.060.891 persona si dhe kanë humbur jetën 67.221 të tjerë.

E një javë më parë ishin konfirmuar 3.977.223 raste të reja me COVID-19, si dhe 59.699 tjerë që kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me coronavirus.

Megjithatë OBSH konsideron se të dhënat për javën e kaluar, tregojnë në ngadalësimin e përhapjes së pandemisë.

Trendi i rënies së numrave me raste të reja është vërejtur në Evropë dhe Azinë Juglindore, ndërsa përhapja është rritur në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, ku gjithashtu ka pasur rritje edhe të numrit të rasteve të vdekjeve.

Gjatë periudhës 16-22 nëntor, rritje më të madhe të numrit të rasteve të reja janë konfirmuar në Evropë – me rreth 1.7 milion dhe mbi 32.600 raste tjera të vdekjes.

Në anën tjetër, Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut gjatë të njëjtës periudhë, kanë shënuar mbi 1.6 milion raste të reja me COVID-19 dhe afro 22 mijë vdekje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri italian  Giuseppe Conte do të shkojë nesër në Pallatin Presidencial, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave për të dhënë d

Mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Gjermani.

Pas marrjes së detyrës, Presidenti i SHBA Joe Biden ka shfuqizuar urdhrin e Donald Trump për ndalimin e amerikanëve transgjinorë në ushtr

Numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe është ulur, krahasuar me një ditë më parë.

Zyrtarët afganë thanë se një automjet që transportonte punonjës afganë të ambasadës italiane në Kabul, është sulmuar me bombë.

Komisioni Evropian propozoi një paketë të re masash për kufizimin e udhëtimeve, me qëllim frenimin e përhapjes së llojit të ri të koronav

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador u bë lideri i fundit botëror i prekur nga koronavirusi, por siç tha ai, simptomat ishin

Takimi Greqi-Turqi i mbajtur ditën e sotme në Stamboll në lidhje me çështjen e detit ka përfunduar pas mbi 3 orësh bisedime.

Një diplomat i lartë është arratisur nga Koreja e Veriut dhe tashmë mësohet se është vendosur në Korenë e Jugut bashkë me familjen e tij.